ARAPAJ
✤ Fshat në rrethin e Durrësit (JL). në kodrat e Arapajt, në V të rrugës Durrës-Ndroq-Tiranë. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Rrashbull (shih). Vendbanimi është i lashtë. Aty kalonte ujësjellësi antik i Dyrrahut. Janë zbuluar rrënojat e një bazilike paleokristiane të shek.VI e.r. (Shih: Bazilika e Arapajt). Në A. më 20.12.1941 u krijua komiteti qarkor i PKSH për Durrësin. Fshati mori pjesë në Luftën ANÇ. U çlirua më 14.11.1944. Kolektivizimi përfundoi më 1956, bën pjesë në koop. e bashkuar të Rrashbullit. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe të perimeve. Është e zhvilluar blegtoria. A. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpinë muze ku u krijua komiteti qarkor i PKSH për Durrësin, qendër shëndetësore, rrjet tregtar e shërbimesh komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arapaj


[cite]