ARAPI IBRAHIM


ARAPI IBRAHIM
✤ (1898-1928). Veprimtar demokrat i Revolucionit të Qershorit 1924. Punoi si arsimtar, ishte anëtar i Shoqërisë «Bashkimi» 1922-1924 (shih) dhe kryetar i degës së saj për Durrësin. Pas ardhjes në fuqi të A.Zogut në dhjetor 1924 u burgos. U lirua më 1926 pa të drejtën të punonte si mësues. Në verë të v.1928, kur A.Zogu përgatitej ta kthente regjimin në monarki, u dënua me vdekje nga gjykata zogiste si kundërshtar i rrezikshëm dhe u ekzekutua me varje.

(M.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arapi Ibrahim


[cite]