ARBËRESHËT E GREQISË


ARBËRESHËT E GREQISË
✤ Popullsi me prejardhje shqiptare në krahina të ndryshme të Greqisë, e vendosur atje qysh nga mesjeta. Presioni nga ana e Perandorisë Bizantine dhe e feudalëve vendas ndaj fshatarësisë, sidomos të rnalësive, shfrytëzimi i rritur, presioni i pushtimeve serbe dhe më në fund edhe rritja demografike, ishin situata që u bënë slikak që grupe të mëdha të fshatarësisë malore të Shcjipërisë së J të viheshin në lëvizje drejt Jugut-drejt Thesalisë dhe Greqisë Qendrore dhe Jugora, ku kishte troje të shumta të shpopulluara. Masat e marra prej pronarëve të tokës për t’i çliruar për disa kohë nga detyrimet, lehtësuan vendosjen e këtyre fshatarëve në toka të reja.

Arbëreshët ky ishte emri i vjetër etnik i popullit tonë që mbanin ata dhanë një ndihmesë të rëiidësishme për zhvillimin ekonomik të Greqisë, si dhe për .rritjen ‘e poteneialit njerëzor të vendbanimit të tyre të ri.

Popuilsia arbëreshe luftoi në mënyrë heroike, krahas asaj greke për mbrojtjen e vendit kundër pushtimeve osmane, sidomos në Gadishullin e Moresë në gjysmën e dytë të shek. XV e fillimin e shek. XVI. Lidhjet e «vllamërisë» tradicionale me popullsinë greke, traditat e tyre luftarake, i bënë arbëreshët një faktor të rëndësishëm në luftën çlirimtare të popullit grek në çerekun e parë të shek. XIX; midis tyre u shquan si udhëheqës ushtarakë e politikë vëllezërit Kundurioti, J.Karaiskaqi dhe heroina Laskarina Buhulina e shumë të tjerë.

Popullsia arbëreshe përbënte një faktor demografik me rëndësi në shtetin e ri grek; në mesin e shek. XIX ajo përbënte afërsisht një të tretën e popullsisë së këtij shteti. Me. gjithë rrudhjen dhe asimilimin e tyre gjatë kohës, arbëreshët gjenden ende sot me shumicë e në mënyrë kompakte në krahinat e Atikës, Beotisë, Lokridës dhe nëpër gjithë Morenë, në ishujt e Eubesë, Hidrës, Speces, Salaminës etj.

Arbëreshët, ose arvanitët, siç i quajnë në gjuhën e tyre grekët, ruajnë me besnikëri e dashuri një varg tiparesh të kulturës së tyre popullore, doket e zakonet, virtytet, të trashëguara nga koha e lashtë e sidomos gjuhën e tyre me tipare arkaike aq interesante (shih të folmet arhëreshe). Në veshjet, në zakonet e dasmës, në ritet kalendarike, në këngë e valle, që vazhdojnë të mbledhin edhe sot midis tyre folkloristët dhe etnografët, ruhen mjaft dukuri të ngjashme me ato të trojeve të sotme të popullit shqiptar, ashtu siç ruhen edhe në onomastikën e vendbanimeve të tyre të sotme. Lidhjet me trungun shqiptar nuk u ndërprenë kurrë. Nga radhët e arbëreshëve të Greqisë kanë dalë figura të shquara me merita për çështjen e kulturës e të çlirimit kombëtar të mëmëdheut të lashtë dhe të gjuhës së tij. Të tillë ishin shkrimtari e gazetari i Rilindjes Anastas Kullurioti (shih), filologët Panajot ICupitori, Petro Furiqi (shih) etj.

(K.X — K.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arbëreshët E Greqisë


[cite]