SHPRONËSIM


SHPRONËSIM
✤ Marrje e detyrueshme dhe me kundërshpërblim e pasurisë së paluajtshme të personave dhe kalimi i saj në pronësi të shtetit ose të kooperativave bujqësore, kur e kër’kon interesi i përgjithshëm dhe sipas kritereve të vendosura me ligj. Sh. bëhet me vendim të komitetit ekzekutiv të k. p. të rrethit ku ndodhet pasuria e paluajtshme. Ky organ cakton edhe masën e shpërblimit që i paguhet pronarit. Sh. rregullohet me dekretin nr. 4494, dt.31.3.1969, ndryshuar me ligjin nr. 4626, dt.24.12.1969.

(S.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpronësim


[cite]