SIIKRELI DASHO


SIIKRELI DASHO
✤ ( ? — 1840). Luftëtar kundër sundimtarëve osmanë dhe shovinistëve malazezë, për çlirimin kombëtar dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit. Lindi në Shkodër dhe u mor atje me zejtari. Në kryengritjen antiosmane të qytetit (1835), komandoi me aftësi çetën e lagjes Dudas ku jetonte, duke treguar trimëri të rrallë. Në krye të po kësaj çete, mori pjesë në luftën e Kalasë së Shpuzës kundër forcave malazeze në qershor 1840 ku mbeti i vrarë bashkë me të vëllanë, Sefon.

(Xh.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Siikreli Dasho


[cite]