ARBITRAZHI I TREGTISË SË JASHTME
✤ Organ pranë Dhomës së Tregtisë të RPSSH (shih), i cili ka për detyrë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që lindin nga marrëdhëniet e tregtisë së jashtme (transportit, sigdrimit, magazinimit, komisionit, spedicionit), si ed-he nga marrëdhëniet bankare dhe të kreditit midi^s një ndërmarrjeje, institucioni ose organizate shtcbtërore, kooperativiste a shoqërore, nga njëra anë, dhe një shtetasi ose personi juridik të huaj, nga ana tjetër, si dhe midis të huajve në rastet kur midis palëve ka marrëveshje a kusht arbitrazhi me shkresë. Është krijuar në bazë të dekretit dt.16.3.1959. Vendimi i arbitrazhit është i formës së prerë dhe ekzekutohet vullnetarisht nga palët. (K.Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Arbitrazhi I Tregtisë Së Jashtme
[cite]