ARKIVI QENDROR I SHTETIT I RPSSH


ARKIVI QENDROR I SHTETIT I RPSSH
✤ (AQSH i RPSSH). Institucion qendror për mbledhjen, ruajtjen e përpunimin dhe botimin shkencor të dokumenteve me vlera historike dhe qendër për drejtimin e punës arkivore në Shqipëri. Bazat e tij u hodhën që gjatë Luftës ANÇ. Më 17.11.1944 sh.Enver Hoxha i dërgoi nië urdhëresë Shtabit të Korparmatës I që të krijohej një komision për të marrë e për të ruajtur dokumentet e institucioneve shtetërore. AQSH u krijua në qershor 1945 pranë Institutit të Shkencave (shih). Prej v.1955 funksionoi si Drejtori e Arkivave pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme d.he përbëhej nga Arkivi Qendror i RPSH (për fondet e periudhës së pushtetit popuITor) dhe Arkivi Qendror Historik i RPSH (për fondet para 29.11.1944) Më 1963 u ngrit Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit në varësi të Këshillit të Ministrave dhe dy arkivat qendrore u shkrinë në AQSH. Drejtoria e Përgjithshme drejton punën arkivore për administrimin e Fondit Arkivor të Shtetit dhe përgatit rregullat e udhëzimet metodike për gjithë arkivat e EPSSH. AQSH ruan dokumente që nga mesjeta e hershme e deri më sot, që pasqyrojnë historinë e popullit shqiptar, luftërat e tij për liri, pavarësi e kulturë kombëtare dhe arritjet në ndërtimin e socializmit. Dokumentet më të vjetra janë kodiku i argjendtë i shek.VI dhe kodiku i artë i shak.IX (shih: Kodikët e Beratit). Dokumentet laike nisin nga shek.XV. Me rëndësi janë aktet e sheriet vendëse që nga fillimi i shek.XVII, aktet e esnafëve (shih) që nga shek.XVII, kodikët e shek.XVI-XVIII etj. Nga shek.XIX deri më 1912 ka një fond të pasur sidomos për epokën e Rilindjes Kombëtare. Aktet zyrtare të shtetit shqiptar 1912-1920 janë mjaft të cunguara. Administrata shtetërore ka dokumente më të plota pas v.1920.

(Th.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arkivi Qendror I Shtetit I Rpssh


[cite]