ARMËT E BURRIT


ARMËT E BURRIT
✤ Arma e krahut dhe armët e brezit që mbante burri shqiptar. Deri në Shpalljen e Pavarësisë (1912) një pjesë e madhe e burrave shqiptarë, sidomos në bashkësitë e lira fshatare ishin të armatosur. Armë krahu ishin pushkët e gjata. Pushkët e gjata shqiptare ishin të njohura jo vetëm në viset e Ballkanit (me emrin «arnautka»), por edhe në Evropë. Armët e brezit ishin shpata e shkurtër ose një çift koburesh, (shih: Armët). Me një ceremoni të posaçme familjare, djalit që arrinte moshën 12-15 i jepeshin armët dhe i mësohej mbajtja e përdorimi i tyre dhe gjuajtja në shenjë. Burri që kishte humbur armët kishte humbur nderin. Në rrethana të vështira ai mund t’i linte armët si peng nderi. Shpesh armët zbukuroheshin duke i mbuluar me pafta argjendi të rrahur ose të derdhur me motive të pasura -orientale, ndonjëherë . edlie me simbole kombëtare, jo rrallë ishin të lara me ar ose kishin pafta filigrani argjendi.

(A.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Armët E Burrit


[cite]