TERZINJTË
✤ Zejtarë që merreshin me punimin e veshjeve kryesisht në qytet dhe më pak në fshat Gjatë shekujve T. kanë luajtur rol për formimin e tipareve kombëtare të veshjeve shqiptare, që shquhen për stilin e veçantë dhe origjinalitetin, duke pasur larmi sipas krahinave etnografike të vendit. Pas pushtimit të Shqipërisë nga osmanët pësoi ndikime mënyra e veshjes së klasës „sunduese dhe e një pjese të qytetarëve. T. iu përshtatën kërkesave të reja dhe prodhimet e tyre kryesore u bënë mitanet e jelekët, kaporana, Vdollomaja, fermeleja etj. të përgatitura me cohëra të kushtueshme e të qëndisura me motive artistike vendase. Në shek. XVII — mesi i shek. XIX injeshtëria e T. arriti lulëzimin e vet me zhvi/llimin e jetës qytetare. T. formuan esnafet e tyre të veçanta. Në Shkodër «Tarafi i T.» luajti ,rol të rëndësishëm në jetën ekonomike e politike, sidomos me ardhjen në fuqi të sundimtarëve Bushatllinj, që patën përkrahjen e esnafit të T. Kur nisi përhapja e veshjeve europiane në shek. XIX, mjeshtëria e T. filloi të humbasë rëndësinë e dikurshme dhe ia zuri vendin puna e rrobaqepësit. Pas Çlirimit tradita e pasur e punimit të veshjeve është rigjallëruar me forma të reja prodhimi.
(Z. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Terzinjtë
[cite]