ARNENI
✤ (Pinus peuce Griseb). Dru nga familja e pishave (Pinaceae) e zonave malore që rritet pranë ahut, e lartë deri 20-30 m dhe me diametër 1-1.5 m, tek drurët e moçëm lëvorja është e çarë në copa, e trashë, gjethet i ka në tufa nga 5, të afruara me degët, 6-10 cm të gjata. Degët e reja janë të shogëta me ngjyrë të blertë në kafe, boçet e pjekura cilindrike, të verdha në kafe deri 10 cm të gjata, të vetmuara ose 2-4 e pajisur me një krah, piqet në shtator-tetorin e vitit të dytë. A. formon pyje të vegjël ose tufa drurësh në lartësi 750-2200 m, si në Alpet e V, Kurorën e Lurës, Mbasdejë, Malin e Allamanit, Malin e Skënderbeut etj. Rritet në toka të pasura, por mund të mbijë edhe në toka të varfra e me gurë. I qëndron mirë ashpërsisë së motit. Shumëzohet me farë dhe me fidanë 2-3 vjeçarë auke u përdorur për pyllëzimin e vendeve të zhveshura. Druja e A. është e butë, përdoret për orendi shtëpiake, por rrallë si lëndë e sharruar, sepse është pak i përhapur.

(A.Pos.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arneni


[cite]