ARSIMI
✤ Pjesë përbërëse e superstrukturës së shoqërisë, që përfshin një sistem institucionesh për t’u dhënë njerëzve dije e shprehi të shkallëzuara me program e sidomos për edukimin e hrezit të ri. Në trojet shqiptare prania e institucioneve arsimore dëshmohet që në lashtësi. Për një sistem edukimi mund të flitet që në kohën iiire, ndërsa në shtetin e Arbrit i jepej rëndësi e veçantë edukimit fizik dhe uslitarak. Pushtimi osman e ndërpreu zhvillimin e A. kombëtar për një periudhë, shumë të gjatë. Nuk përdorej gjuha shqipe në ato pak shkolla që u ngritën, përmbajtja ishte e prapambetur, fetare dhe antipopullore. Mësimi i shqipes jepej vetëxn fshehtazi. Përpjekje për të ngritur shkolla shqipe u bënë herëpashere në të gjitha trojet shqiptare. Riliridja Kombëtare çështjen e shkollës shqipe e shtroi nga pikepamja politike e zgjimit të ndërgjegjes kombëtare dhe e zgjidhi në kuadrin e përgjithshëm të luftës për pavarësi. Në këtë periudhë ideologët dhe veprimtarët më të shquar të Rilindjes projektuan dhe_ nisën realizimin e programit të tyre për zhvillimin e A. kombëtar në sistem, duke filluar me botimin e teksteve mësimore,. çeljen e shkollave^ dhe përgatitjen e mësuesve. U hapën mësonjeiore Iiombëtare për arsimin fillor në Korçë, Pogradec. Prizren etj. (shih Mësonjëtorja e Korçës). Mjaft organizatorë dhe mësues të parë ranë dëshmorë të sbkollës shqipe. Rol të veçantë luajti hapja e Shkollës Normale të hibasanit (shih) me 1909, që përgatiti breza të tërë arsimt-arësh. Me shpalljeii e Pavarësisë (1912) crganizimi i A. kombëtar hyri në rrugë të re. Në programin e qeverisë së përkohshme të Vlorës, të kryesuar nga I. Qemali përcaktohej karakteri shtetëror që do të kishte shkolla, fryma demokratike e përmbajtjes së saj, zbatimi i. detyruar i A. fillor, mbyllja e shkollave të huaja etj. Demokratizimi i shkollës ishte një nga përkujdesjet e Kongresit të Lushnjes (shih). Me vendosjen e regjimit feudo-borgjez të A. Zogut, sistemi. arsirnor u hë antipopullor në përmbajtje dhe në strukturë, u lanë të lira shkollat private e të huaja, ndërhyrja e klerit u legjitimua, nuk u mor asnjë masë konkrete kundër analfabetizmit, as për arsimimin e gruas, as për ngritjen e shkollave të larta në vend. Arsimtarët demokratë bënë përpjekje për të edukuar brezin e ri me frymë kombëtare dhe me ide përparimtare.

Gjatë Luftës ANÇ shkollat e kundërshtuan fashistizimin dhe u bënë vatra të lëvizjes çlirimtare. Që në këtë periudhë u hodhën themelet e sistemit të ri demokratik e popullor. Në radhët e partizanëve dhe në zonat e çliruara filloi lufta kundër analfabetizmit (shih). U organizuan konferenca arsimore dhe një kongres i arsimtarëve antifashistë. Duke vënë në jetë politikën e PKSH, menjëherë pas Kongresit të Përmetit (maj 1944) u dha direktiva të organizohej lufta kundër analfabetizmit, të celeshin shkollat fillore në të gjitha zonat e lira etj. Çlirimi e gjeti Shqipërinë me një prapambetje të madhe: mbi 80% e popullsisë ishte analfabete, ndërsa te gratë ky tregue arrinte deri në 90%. Numri i shkollave fillore të trashëguara nga viti shkollor 1938-39 ishte 643, kurse ai i shkollave të mesme të të gjitha kategorive vetëm 11. Shkolla të arsimit të lartë nuk ekzisfonin. Pas Çlirimit A. në Shqipëri hyri në një fazë krejtësisht të re. Më 1946 u shpall Reforma e Arsimit (shih). Reforma realizoi parimet demokratike të A. popullor, hodhi bazat për zhvillimin e tij socialist, i dha shkollës karakter shtetëror ,kiik. Përmbajtja e tij u vendos mbi baza shkencore. U realizua arsimi i detyrueshëm fillor nëpërmjet një lufte të ashpër kundër koncepteve të vjetra dhe pengesave armiqësore. Në këtë periudhë u hap e para shkollë e lartë në vend: Instituti Pedagogjik i Tiranës. Gjatë viteve 1949-1955 u hënë ndryshime të tjera të mëdha në jetën e shkollës sonë: rrjeti arsimor u zgjerua me ritme të shpejta, u krijuan të gjitha hallkat e sistemit arsimor dhe u forcua përmbajtja socialiste në tërë punën mësimore-edukative të shkollës. U kalua në A. e detyruar 7-vjeçar.(1951). Me rëndësi të veçantë ishin tezat e KQ të PPSH të v.1960 për riorganizimin e shkollës dhe lidhjen e shkollës me jetën dhe punën në prodhim, të cilat pas një diskutimi të gjerë popullor gjetën shprehje në direktivat e Kongresit IV. Një fazë e re cilësore për zhvillimin e A. nis me aksionin e madh për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës (shih), që zë fill me fjalën historike të sh.Enver Hoxha mbajtur në gjimnazin «Qemal Stafa» (1965) dhe që u pasua nga dokumenti programatik, fjala e sh.Enver Hoxha e 7 marsit 1968 Për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës sonë. E gjithë përmbajtja e shkollës dhe struktura e saj mësimore-edukative u ndërtua mbi bazën e botëkuptimit marksist-leninist dhe lidhjes organike të mësimit me punën prodhuese dhe edukimin fxzik e ushtarak. U forcua më tej karakteri politeknik i shkollës. U kalua në pranimin e nxënësve në moshën 8-vjeç. Lëndët e drejtpërdrejta marksiste-leniniste u përfshinë në të gjithë sistemin arsimor et.j. Raporti i popullsisë me ata që studionin në shkolle arriti 3:1 (shih Sistemi arsimor në RPSSH.)

Sipas Kushtetutës së RPSSH, neni 33: «Arsimi në Republikën Popullore Soeialiste të Shqipërisë organizohet e drejtohet nga shteti, është i hapur për të gjithë dhe jepet falas, ndërtohet mbi bazën e botëkuptimit marksist-leninist d’ne kombinon mësimin me punën prodhuese dhe me edukimin fizik e ushtarak. Arsimi ndjek traditat më të mira të shkollës shqipe kombëtare e laike». Duke ecur në një hap me zhvillimin e pandërprerë të slioqërisë, të ekonomisë, të shkencës e të kulturës socialiste, A. zhvillohet dhe përsoset pandërprerë. Kjo ka sjellë që në Shqipëri, ku para Çlirimit shumica e popullsisë ishte analfabete, sot 67% e punëtorëve dhe 52,3% e kooperativistëve të kenë arsim të mesëm e 8-vjeçar. Kongresi VIII i PPSH përcaktoi si detyrë ngritjen e mëtejshme cilësore të gjithë punës mësimore-edukative të shkollës. Për zhvillimin e përparimin e A. kanë luajtur rol të rëndësishëm Ramiz Alia, Manush Myftiu, Nexhmije Hoxha, Kahreman Ylli. Kanë dhënë ndihmesë të çmuar me punën e tyxe organizuese e botuese Aleksandër Xhuvani, Kostaq Cipo, Kadri Baboçi, Qibrie Ciu, Hamit Beqja etj.

(Sh.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arsimi


[cite]