ARTET E ZBATUARA E DEKORATIVE
✤ Lleje artesh plastike që trajtojnë paraqitjen, format dhe zbukurimet e sendeve të përdorimit të përditshëm, të librit, të mjediseve, të skenës etj., në përshtatje me funksionin e tyre. Shumë objekie të qeramikës nëo-eneolitike (shih Arti -prehistorik) me zbukurimet plastike, të incizuara dhe të pikturuara, janë prodhime të mirëfillta arti të zbatuar. Në periudhat e bronzit e sidomos të hekurit të hershëm fiset ilire veç qeramikës (shih) prodhuan edhe armë të zbukuruara me incizim në stilin e rreptë linear gjeometrik, si edhe stoli trupore metalike.
Në qytetet e kolonive bregdetare dhe ilire të antikitetit (shih: Arti antik) marrin zhvillim dekoracioni në gur të gdhendur i arkitekturës, mozaiku (shih) i dyshemesë, qeramika, stolitë e trupit shumë të zbukuruara në bakër të rrahur («Pafta e bronzit» e Selcës së Poshtme, tipike ilire), me metale e gurë të çmuar. Në periudhën e liershme bizantine në godinat e kultit zhvillohen më tej format e mozaikut antik të dyshemesë, të cilit i shtohen edhe motive figurative bimësh, shpendësh e kafshësh që kalojnë edhe në skulpturën dekorative, të arkitekturës së kultit. Bashkësitë e lira fshatare të arbërve të hershëm (shek.VI deri IX i e.r.) zhvilluan më tej .traditën ilire të punimit të stolive prej bronzi e rrallë prej ari, në disa teknika. Në shek.VI shfaqet dorëshkrimi i lidhur në libër me germa ari i ilustruar. Në kodikët përdoret një kaligrafi omamentale dhe miniatura. Nivel shumë të lartë arrin në shtetet e para feudale shqiptare (shek.XIII-XIV) edhe qëndistaria, siç e dëshmon Epitafi i Gllavinicës (shih). Larmi të madhe fitojnë në këta shekuj edhe objektet e qeramikës të zbukuruar me glazurë. Pas pushtimit osman (shek.XVI deri XIX) kur nis zhviilimi i jetës qytetare, A. e Z. e D. kanë një shtim të prodhimit dhe zhvillim të dukshëm artistik. Shquajnë një radhë qendrash, si Shkodra, Prizreni, Elbasani,Berati, Gjakova, Peja, Dibra, Tirana, Korça, Kruja, Gjirokastra etj. Të pasura janë objektet metalike të kultit. Shquajnë zbukurimet në bakër e argjend me trajta e stile të ndryshme sipas funksionit të objekteve e shijeve të porositësit si
dhe objekte me funksion thjesht zbukurues shpesh të punuara me teknikën e filigranës dhe me gurë të çmuar.
Një zhvillim të madh merr në shek. XVIII e XIX zbukurimi me dru të latuar i godinave. të kultit dhe shtëpive të banimit. Bëhen të njohura në realizimet e tyre në gjithë Ballkanin grupet e mjeshtërve fshatarë të krahinave L të vendit. Pasuri të madhe formash, kompozimesh e motivesh lineare gjeometrike me ngjyra të pastra arrin arti i endjes dhe i thurjes së tekstileve. Zhvillim merr dhe arti i qëndisjes së pjesëve të ndryshme të veshjeve qytetare. Prodhimi i A. të Z. e D. vazhdon më me pak intensitet në
Gjysmën e parë të shek.XX, ndërsa thellohet konkurenca e prodhimeve industriale të importuara. Pas Çlirimit me zhvillimin e hovshëm ekonomik, shoqëror e kulturor llojet e gjinive të A. të Z. e D. erdhën duke u shtuar dhe u zhvilluan A. e Z.D. profesioniste, ku shquajnë një radhë autorësh. Kështu, lëvrim të madh ka skenografia (shih), ka dhënë vepra me vlera artistike krijuese dhe ilustrimi i librit, kanë arritje të shquara qeramika dhe qelqi artistik si në sendet e përdorimit, ashtu edhe në objektet me funksion vetëm artistik; figurina, vazo, pjata dekorative etj. Shndërrimet e thella ekonomike-shoqërore ndikuan për ndryshimin e veprimtarisë dhe të përmbajtjes së A.Z. e D. Tradita në teknikat e artizanatit popullor vazhdojnë e gjallërohen në prodhimin e përqendruar të ndërmarrjeve artistike (shih:
Prodhimet artistike), në objektet e filigranës, të qilimave, sixhadeve, të mëndafshit, duke iu shtuar edhe ndonjë teknikë e re si skulptura e vogël dekorative në gur të gdhendur etj. Janë zhvilluar gjithashtu A.Z. e D. të prodhimeve industriale si tekstil, qeramikë, qelcj, orendi etj. Prodhimet e komhinateve të tekstileve dhe të ndërmarrjeve të trikotazhit dallojnë për dekoracionet e bukura, me shijen e ltohës ku përdoren edhe motive ltomhëtare. Në paraqitjen e jashtme dhe në hrendinë e ndërtesave të ndryshme shoqërore e kuiturore përdoret dekoracioni me mozaik, gur të gdhendur, dru të latuar, pllaka qeramike, vitrazh, perde qelqi etj. Krahas formave kompozicionale, motiveve, ngjyrave tradicionale gërshetohen edhe forma e inotive të reja në stilin e kohës me një kolorit dhe shprehje të gjallë e optimiste, me një interpretim në frymë e në përshtatje me mënyrën socialiste të jetesës.
(A.Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Artet E Zbatuara E Dekorative