ARSTI
✤ Fshat në rrethin e Pukës (VL), në rrëzën V të malit Kunora e Dardhës, nga e majta e l.Drin. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Mëz, Miliska, popullsia gjithsej 1587. Dëshmohet si vendbanim që në mesjetë. U çlirua në tetor 1944. A. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe pemëtarinë. Në blegtori rriten të imëtat. A. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër , shendetësore, farmaci, shtëpi linajeje, pika tregtare.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Arsti
[cite]