ARTET E ZBATUARA POPULLORE


ARTET E ZBATUARA POPULLORE
✤ Lloj i veprimtarisë kriiuese estetike me karakter tradicional që zbatohet në sendet e përdorimit praktik për t’u dhënë atyre edhe vlera artistike. Këto arte kanë tipare etnike të përbashkëta si pjesë përhërëse e kulturës popullore dhe bashkë me to kanë dallimet krahinore. Krijimtaria në këtë fushë ka natyrë kolektive, të afërt me të folklorit gojor dhe brenda traditës lë gjurmë individualiteti i mjeshtrave, sidomos përmes improvizimeve artistike.

Traditat e A. të Z.P. te s»iiptarët janë të lashta (shih edhe Artet e zbatuara e dekorative), të pasura e të larmishme, veçanërisht në punimin e drurit, të argjendarisë (shih), të tekstileve, qëndisjeve etj. Njësia e fizionomisë së përgjithshme të tyre në trevat e banuara nga shqiptarët_ dhe e ruajtur edhe te diaspora, është shprehje e njësisë së kulturës materiale e shpirtërore, ndërsa me kohë janë përftuar edhe tipare të veçanta në llojet e sendeve ië zhukuruara, në motivet, ngjyrat etj. Dallohen tekstilet e Zadrimës nga të Hasit, qëndisjet e Shpatit nga të Fushë-Krujës, qilimat e Korçës nga të Kosovës etj.

Kjo veprimtari ishte tipike për krijimtarinë në mjediset fshatare si punë artistike shtëpiake dhe ldshte qëndrueshmëri në teknikat e punës dhe zbukurimet, siç duket qartë te sendet prej druri (furkat, kërrabat, djepet), te punëdoret e grave e pajisjet për shtëpi (veshjet, thurjet, qëndisjet etj.). Por ajo ka qenë e pandarë nga puna e mjeshtrave të qyteteve, që prodhonin për treg. Ata fituan aftësi të mëdha profesionale dhe krijuan vepra të përsosura artistike (shih: Zejtaria). Janë të përmendur argjendarët, gdhendësit e drurit dibranë e oparakë për mjediset e brendshme të banesave qytetare e të ndërtesave të kultit, qëndistarët e veshjeve popullore etj. deri në fillim të shek.XX.

Në A. e Z.P. luajnë rol motivet e përdorura dhe mënyrat tradicionale të vendosjes së tyre, veçoritë e kompozimit, ngjyrat e ndërthurja e tyre, teknikat e zbukurimit etj. Dallohen motivet gjeometrike me ndërthurje të shumëllojshme dhe motive lineare të stilizuara e mjaft të përpunuara, si «pjergulla», «dega», «selvia», «molla» etj. Janë të pranishme edhe paraqitje më të ndërlikuara kafshësh e zogjsh, në radhë të parë spikat shqiponja me dy krerë, por dhe_ të_ tjera, si këndesi, merimanga, breshka, karavidhja etj. Lidhen me mitologjinë e besimet e lashta figurat e gjarprit, pëllumbit, dragoit. Ngjyrat më të përdorura janë e kuqja dhe e zeza në sfond të hardhë, pastaj portokallia, trëndafilia, vjollca dhe e gjelbra, por pothuaj mungon e kaltra. Kompozimi është kryesisht me vendosje lineare të motiveve, ndeshen edhe kompozime më të zhvilluara me motiv qendror. Veçoritë kornhëtare të kulturës shqiptare, të formuara me një zhvillim të gjatë, kanë gjetur pasqyrim në këto arte. Si traditë artistike me vijueshmëri të pandërprerë,artet popullore kanë luajtur rol të veçantë në historinë e kulturës sonë artistike.

Pas Clirimit, traditat e pasura e më të mira në këtë’fushë janë vlerësuar si pjesë përbërëse e kulturës së re socialiste. «Me shëllirë e ka ngjyer kafshitën në të kaluarën populli ynë, por pjatën e drunjtë e kishte të skalitur si s’ka më bukur. Ndjenja e hollë për të bukurën dhe shija e tij e iartë estetike kanë spikatur kudo, në rapsoditë e mrekullueshme, në kostumet fantastike, në vallet e mahnitshme…» ka thënë sh. Enver ‘Hoxha. (PPSH, Dokumente kryesore, T„ 1974, vëll. V, f.713). Në RPSSH bëhet një punë e kujdesshme dhe e gjithanshme për studimin e traditave në këtë fushë dhe përtëritjen e tyre në përputhje me shijet e kërkesat e jetës socialiste (shih edhe: Prodhimet artistike). Disa albume të ilustruara me motive popullore janë përgatitur për botim nga Ikbale Bihiku.

(A.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Artet E Zbatuara Popullore


[cite]