ARTI PREHISTORIK


ARTI PREHISTORIK
✤ Tërësia e vlerave artistike që ruhen prej mijëvjeçarit VI p.e.r. deri afër mesit të mijëvjeçarit I p.e.r. ‘në truallin e Shqipërisë. Shfaqjet më të hershme të tij janë të. Lidhura me fillimet e epokës neolitike, kryesisht në prodhimet e qeramikës, shpesh thjesht për përdorim praktik, por edhe me vlera artistike. , Të tilla janë enët me silueta elegante, si dhe antropomorfe e zoomorfe të kultit. Në periudhën neo-eneolitike (mijëvjeçari VI-III p.e.r.) qeramika në përgjithësi Enë balte

me pikturim është mjaft e denga Kamniku koruar. Dallohen stile dhe teknika të ndryshme zbukurimi me pikturim, si dhe me elemente plastike. Për neolitin e hershëm karakteristikë janë ornamenti me shtypje (kultura Blaz II, shih), si dhe me pikturim të bardhë mbi sfond (kultura Podgori I) dhe me motive të errëta mbi sfond të kuq (kultura Kolsh I. Për neolitin e mesëm tipike

janë zbukurimi me gërricje, me thellim dhe plastik (kultura Cakran-Dunavee). Për neolitin e vonë është karakteristik pikturimi me një ose më shumë ngjyra (kultura Maliq I-Kamnik, shih). Në eneolit veprojnë së bashku të gjitha teknikat e njohura të zbukurimit neolitik të qeramikës (kultura Maliq II). Motivet në përgjithësi janë linearo-gjeometrike e më rrallë spiralo-meandrike, që pasqyron mundësitë e bujkut dhe blegtorit të kësaj epoke për të abstraguar realitetin, duke shprehur konceptet e tij me simbole grafike, disa prej të cilave kanë përmbajtje magjiko-fetare. Mjeshtrit e kulturës Maliq I-Kamnik arrijnë të zhvillojnë në mënyrë të paparë deri atëhere ndjenjën për ngjyrën dhe formën, gjë që u dha mundësinë të ndërthurin me shije të hollë harmoninë e ngjyrave me hijeshinë e siluetit të enës.

A.P. njeh edhe plastikën antropomorfe e zoomorfe të tipave e stileve të ndryshme të shumë kulturave neo-eneolitike, që priret drejt skematizimit të figurës (shih Terrakotat). Kjo duket edhe në artin e pikturës shkëmbore eneolitike (në Lepenicë, Vlorë).

Në epokën e bronzit, dekori i qeramikës ruhet në zbukurimin e ftohtë plastik dhe vetëm në periudhën e vonë të saj do të shfaqet qeramika e pikturuar e stilit devollit, e karakterizuar nga larmia e trajtave të vogla me siluetë elegante, me vegjë të zhvilluara e dekorative dhe sidomos nga sintaksa e zhvilluar gjeometrike e motiveve të saj në ngjvrë të kuqe e kafe të errët mat, mbi sfond kryesisht të çelët. Në këtë kohë ka një proahim të gjerë sendesh metalike. Disa prej tyre si sëpatat ilire të tipave shkodrane e shqiptaro dalmate, majat e heshtave e gjilpërat etj. të prodhimit lokal kanë forma harmonike dhe linjë të hijshme. Këtyre objekteve u shtohen nganjëherë zbukurimet plastike ose motivet e gërricura gjeometrike.

Në periudhën e hershme të hekurit (rreth 1100-500 p.e.r.) formohet arti ilir me tiparet dhe karakteristikat e tij më dalluese, e veçoritë krahinore (shih Arti antik). Zbukurimorja ilife e shpreh tani më të plotë dhe në mënyrë më të gjithanshme karakterin gjeometrik të saj, jo vetëm në qeramikë me anë të motiveve të gërricura (kultura e Matit) ose të pikturuara (kultura e Devollit), por edhe në vetë objcktet metalike (stoli, vegla pune, armë etj.). Karakteristike për të është simetria dhe ritmi i rreptë i përsëritjes së motiveve gjeometrike (trekëndësha, rombe, rrathë të pikëzuar në qendër a bashkëqendrorë të ndërlidhur me vija tangenciale ose të veçuar, vija gjarpëruese, zigzage etj.), të kombinuara në forma të ndryshme, por gjithnjë sipas kriterit kanonik të përsëritjes së tyre simetrike. Ato përbëjnë një fushë të gjerë dhe mjaft origjinale të krijimtarisë axtistike ilire të kësaj periudhe. Disa prej varëseve riprodhojnë në forma të gjeometrizuara apo të stilizuara figurën e njeriut, të kafshës apo të shpendit, që kanë patur, siç duket, jo vetëm funksione dekorative, por edhe magjiko-fetare.

(F.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arti Prehistorik


[cite]