UZINA ELEKTROMJEKËSOKE TIRANË


UZINA ELEKTROMJEKËSOKE TIRANË
✤ Ndërmarrje që merret me prodhimin e aparaturave mjekësore e laboratorike dhe të pajisjeve për shërbimin shëndetësor. E filloi veprimtarinë si një ofiçinë e vogël mirëmbajtjeje më 1973. Sot prodhon edhe aparaturat e diagnostikimit me rreze rëntgen, aparatura sterilizuese, aparatura për laboratore klinike dhe biokimike, pajisje për qendrat e reanimacionit etj. Kohët e fundit ka nisur prodhimin e aparaturave elektronike. (P.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina Elektromjekësoke Tiranë


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "UZINA ELEKTROMJEKËSOKE TIRANË" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/uzina-elektromjek%c3%absoke-tiran%c3%ab