ASAMBLEJA KUSHTETUESE


ASAMBLEJA KUSHTETUESE
✤ I pari organ i lartë përfaqësues i popullit pas Çlirimit të vendit, i formuar me zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. A.K. i filloi punimet më 10.1.1946 me zgjedhjen e Kryesisë dhe të Komisioneve. Më 11 janar 1946, pas vërtetimit të mandateve dhe betimit të përfaqësuesve sipas ligjit, me propozimin që deputeti Hysni Kapo paraqiti në emër të një grupi deputetësh të rrethit të Vlorës, A.K. e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore. Kështu u zgjidh përfundimisht de jure çështja e formës së qeverisjes dhe u sanksionua ligjërisht një fitore e madhe e Luftës ANÇ, vendosja e pushtetit popullor. A.K. miratoi përfundimisht më 14.3.1946 Statutin (Kushtetutën) e RP të Shqipërisë. Projekti i ishte paraqitur asaj më 24.1.1946 dhe u shtrua për diskutim në masat e popullit. Me miratimin e Statutit, A.K. e përfundci detyrën e vet dhe vendosi që të kthehej në Kuvend Popullor (shih). Vendimi përkatës u mor më 16.3.1946 dhe nga ajo ditë filloi legjislatura e parë e Kuvendit Popullor.

(S.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Asambleja Kushtetuese


[cite]