
VIOSA
✤ (1916). Gazetë e përdyjavshme: politike, shoqërore e letrare. Numri i parë doli në qershor 1916 dhe vijoi tre numra. U botua në Nju-Jork nën drejtimin e V. Hashorvës. Pasqyroi aspekte të kolonisë shqiptare të Nju-Jorkut dhe mbrojti interesat e shtetit shqiptar të kohës. (P.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Viosa
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "VIOSA" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/viosa