BABICA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (VP). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Babicë e Vogël, Bestrovë, Xhyherinë. Popullsia gjithsej 3370. Para Çlirimit kishte vetëm kasolle, të ngritura nga bujq myzeqarë në toka moçalore. Në B. të Vogël më 23.5.1942 u mblodh aktivi i rinisë antifashiste vlonjate. Këtu u krijua çeta partizane «Bashkimi». Këshilli NÇ u formua më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. B. është qendër e NB «Vlora», ku bën pjesë që më 1959. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, ‘ vreshtarinë dhe ullirin. B. ka shkollë 8-vjeçare, farmaci, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal. Në Qafë të Koçiut ngrihet monumenti kushtuar Luftës së Vlorës më 1920.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Babica
[cite]