BABINA
✤ Fshat në rrethin e Tropojës (VL). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Shumicë-Ahmataj, Begaj, Kërrnaja, Kovaç, Myhejan Shkëlzen. Popullsia gjithsej 3600 banorë. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi I drithërave të bukës. Është e zhvilluar edhe pemëtaria. Rriten sidomos bagëtitë e imëta. B. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, muzeun, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Babina


[cite]