BALETI
✤ Arti i të kërcyerit në skenë me lëvizje të figurshme, të shoqëruara me muzikë, si dhe veprat skenike koreografike ,të këtij arti. Veprat e B. përbëhen nga ‘libreti letrar
Më 1956 trupa e B. u përforcua me kuadro profesioniste dhe nisën të vihen në skenë B. të zhanreve të ndryshme duke ngritur nivelin artistik. Në repertorin e Teatrit të Operas dhe të Baletit (shih) u vunë në skenë B. të zhanrit klasik: «Jeta e artistit»; «Sheherazada); «Romeo dhe Zhuljeta» «Françeska da Rimini», «Paganini». Një etapë e re nisi me krijimin dhe vënien në skenë të veprave nga autorë shqiptarë. Kështu lindi B.kombëtar me vepra si «Halili dhe Hajria» (muzika T.Daija); «Shote Azem Galica» (muzika N.Zoraqi); «DeIina» (muzika Ç.Zadeja) etj. Një hap përpara me ngritjen e nivelit të përbërësve artistikë shënuan veprat e mëvonshme «Cuca e maleve», «Tokë’ e pamposhtur», «Para stuhisë». Është bërë e njohur Zoica Haxho, Artiste e Popullit. Lëvrohet edhe baleti për fëmijë. B. kombëtar gërsheton forma klasike me forma e motive të valles populiore. Temat e tij janë ngjarje historike të së kaluarës, qëndresa e popullit shqiptar si dhe jeta e re socialiste.

(S.Se.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Baleti


[cite]