BALLABANI
✤ Fshat në rrethin e Përmetit (VP), në luginën e Dëshnicës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Balli, Beqaraj, Bubësi, Çorrogunji, Komaraku, Kajca, Mazhanji, Psari, Pavari, Toshkësi, Vinokashi dhe Kondasi. Popullsia gjithsej 5754. lCeshilli NÇ u ngrit më 1943, po në këtë vit u çlirua. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave. Rriten sidomos dhitë. B. është i përmendur për pjergullat që japin një pjesë të mirë të prodhimit të rrushit. Ka shkolië të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muzeun, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ballabani
[cite]