BANKAT E ARMATOSURA


BANKAT E ARMATOSURA
✤ Grupe armiqësore prej njerëzish të armatosur në shërbim të zbuiimeve të huaja imperialiste-r&vizioniste dhe të reaksionit të brendshëm, me synim të dëmtojnë dhe të shkatërrojnë pushtetin popullor në RPSSH. Kanë vepmar menjëherë pas Çlirimit si mbeturina të forcave tradhtare që u shpartalluan gjatë Luftës ANÇ ose të dërguara si diversantë në vendin tonë, të hedhur nga toka, deti dhe ajri. Format kryesore të veprimtarisë së tyre kanë qenë spiunazhi, diversioni, sabotazhi, terrori, agjitacioni e propaganda armiqësore, krijimi i gmpeve e i organizatave kundër pushtetit popullor.

Organet dhe repartet e Punëve të Rrendshme, në bashkëpunim me repartet e UP, dhe të mbështetura fuqimisht nga populii, zbuluan e shpartalluan të gjitha B. e A. që kanë vepruar në territorin e RPS të Shqipërisë. Janë asgjësuar e demaskuar mbi 900 B. prej rreth 9 mijë vetash, të përbëra kryesisht prej të arratisurish, krimineiësh, agjentësh të zbulimeve të huaja kapitaisto-revizioniste, diversantësh dhe elementësh kundërrevolueionarë, si dhe mbi 300 organizata e grupe kundërrevolucionare (Shih: Organizatat kundërrevolucionare).

(B.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bankat E Armatosura


[cite]