BARÇI
✤ Fshat në rrethin e Korçës, në rrëzë të Shpatit P të malit të Moravës, në VL të qytetit të Korçës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Dishnicës (shih). B. është vendbanim i lashtë i periudhës neolitike. Gërmimet e bëra më 1981 e 1983 kanë përcaktuar dy shtresa kulturore. E para, më e hershme, ka qeramikë tipike për neolitin e hershëm të tipit të Podgorisë (shih). E dyta përfaqëson një fazë të hershme të kulturës së neolitit të vonë Maliq-Kamnik. Varreza prej dy tumash, e zbuluar më 1971, ka varre me gropë, me kufomë të vendosur gërmuq. Varret vijnë nga fillimi i epokës së bronzit deri në fund të hekurit të hershëm. Qeramika e pikturuar është e stilit të Devoliit. Kultura e B. hyn në giupin ilir J. Këshilli NÇ në B. u ngrit në mars 1943. U çlirua në tetor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në tetor 1956. Bën pjesë në KTL të Dishnicës. Ka drejtim kryesor prodhimin e grurit e të duhanit. B. ka shkollë të ciklit të ulët, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore dhe pika të shërbimit tregtar e komunal.
✤ Fshat në rrethin e Skraparit, në VL të Çorovodës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Postenë, Grevë, Kovaçanj, Strafickë, Floq-Rehovë, Kuç, Grëmsh, Gjogovicë, Vishanj, popullsia gjithsej 2734. Banorët e B. kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Në dhjetor 1942 u ngrit Këshilli NÇ. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës. Më 1983, brigada e dytë në Strafickë mori 34.5 kv/ha grurë. B. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Barçi
[cite]