BARAZIA E GRUAS ME BURRIN
✤ Parim kushtetues, në bazë të të cilit «gruaja e çliruar nga shtypja politike dhe nga shfrytëzimi ekonomik, si forcë e madhe e revolucionit, merr pjesë aktivisht në ndërtimin socialist të vendit dhe në mbrojtjen e Atdheut. Gruaja gëzon të drejta të barabarta me burrin në punë, në shpërblim, në sigurimin shoqëror, në arsim, në tërë veprimtarinë shoqërore, politike dhe në familje,» (neni 41 i Kushtetutës së RPSSH). Deklarata e KANÇ «Mbi të drejtat e qytetarëve» (shih) ishte akti i parë ligjor në histbrinë e popullit tonë që i njohu gruas të drejta të barabarta me burrin. Të drejtat e barabarta sigurohen efektivisht edhe nga Kodi Penal i RPSSH, ku parashikohet dënimi i çdo personi që pengon realizimin e tyre (neni 188). Sot në Shqipëri gratë përbëjnë 30% të deputetëve në Kuvendin Popullor, 40% të të zgjedhurve në k.p., 33% të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, 46% të punonjësve, 30% të efektivit të PPSH dhe 30,6% të të zgjedhurve në forume të ndryshme të saj, 47% të nxënësve e studentëve që ndjekin shkollat e të gjitha kategorive etj.
(K.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Barazia E Gruas Me Burrin
[cite]