BARAZIA E SHTETASVE PARA LIGJIT


BARAZIA E SHTETASVE PARA LIGJIT
✤ Parim themelor i sanksionuar me Kushtetutën e RPS të Shqipërisë: «të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit» (neni 40). Sipas Kushtetutës, nuk njihet asnjë kufizim ose privilegj në të drejtat dhe detyrat e shtetasve për arsye seksi, race, kombësie, arsimi, pozite shoqërore a gjendjeje materiale. Barazia e shtetasve para ligjit sigurohet nga qenia e shtetit të diktaturës së proletariatit, e sistemit ekonomik socialist dhe e rendit juridik socialist.

(S.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Barazia E Shtetasve Para Ligjit


[cite]