
BARAZIA E SHTETASVE PARA LIGJIT
✤ Parim themelor i sanksionuar me Kushtetutën e RPS të Shqipërisë: «të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit» (neni 40). Sipas Kushtetutës, nuk njihet asnjë kufizim ose privilegj në të drejtat dhe detyrat e shtetasve për arsye seksi, race, kombësie, arsimi, pozite shoqërore a gjendjeje materiale. Barazia e shtetasve para ligjit sigurohet nga qenia e shtetit të diktaturës së proletariatit, e sistemit ekonomik socialist dhe e rendit juridik socialist.
(S.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Barazia E Shtetasve Para Ligjit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "BARAZIA E SHTETASVE PARA LIGJIT" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/barazia-e-shtetasve-para-ligjit