BARBULLUSHI


BARBULLUSHI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (J), në krahun e djathtë të Drinit. Qendër e fshatit të bashkuar ku përfshihen edhe fshatrat: Kukël e Mali i Jushit. Popullsia gjithsejt 4200 banorë. Përmendet në dokumentet e shkruara që në shek. V e.r. Ka qenë vatër e qëndresës popullore gjatë viteve të pushtimeve të huaja e regjimeve antipopullore. Në shek.XVII në B. kanë jetuar Pjetër Mazreku dhe Pjetër Bogdani (shih). E kësaj periudhe është një kambanë (80kg) nga më të mëdhatë e më të vjetrat në vendin tonë, zbuluar në rrënojat e kishës së Sh.Shtjefnit në të hyrë të fshatit e shek.XIII. Më 1901 u hap shkolla e parë shqipe në zonën e Nënshkodrës nga mësuesi patriot Lush Keia. B. ka marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi në nëntor 1955. Është qendër e koop. së bashkuar që u krijua më 1965. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës. Dallohet sidomos për rendimentet e larta të orizit. B. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, klinikë dentare, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Barbullushi


[cite]