BATALIONI PARTIZAN THEMISTOKLI GËRMENJI


BATALIONI PARTIZAN THEMISTOKLI GËRMENJI
✤ U formua më 25.5.1943 në Voskopojë mbi bazën e çetës partizane të Rrëzës së Korçës dhe nga vullnetarët e rinj të fshatrave të Rrëzës e të qytetit të Korçës. Veprimet luftarake i zhvilloi kryesisht në zonën e fushës së Korçës, të Rrëzës e deri në Gorë-Opar, ndër të cilat më kryesoret ishin: më 1-6 korrik 1943, me urdhër të sh.Enver Hoxha, në bashkëveprim me batalionin «Hakmarrja» (shih) dhe «AZi Kelmendi» (shih) mori pjesë në sulmin kundër garnizonit italian prej 400 vetash, të vendosur në Kuqar (shih Lufta e Përmetit); më 15-20 gusht 1944 mori pjesë në luftën e Vithkuqit (shih) për të thyer operacionin armik, që synonte të rrethonte Br.I S (shih); më 10-12 shtator 1943 mori pjesë në aksionin për shpartallimin e forcave të divizionit italian «Areco» të ciiat, pas kapitullimit të Italisë, u përpoqën të kalonin në Elbasan, për të mos iu dorëzuar Ushtrisë NÇ. Në fillim të tetorit 1943 nga B.P. «Themistokli Gërmenji», së bashku me disa batalione të tjera, u formua batalioni «Shqiponja», i cili më 28.12.1943 u rreshtua në përbërje të Br.IV S (shih). (K.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Batalioni Partizan Themistokli Gërmenji


[cite]