BATO
✤ Prijës i fisit ilir të desidiatëve dhe udhëheqës kryesor i kryengritjes së madhe të ilirëve në vitet 6-9 e.r. E filloi kryengritjen i pari dhe arriti të vihej në krye të saj me luftën e tij të paepur kundër pushtuesve romakë. Si komandant ushtarak energjik B. korri disa fitore dhe zbatoi me sukses taktikën e «luftës ‘popullore, duke kaluar nga grupe të mëdha luftëtarësh në grupe të vogla, herë në V e herë në J. Gjatë kryengritjes u mbrojt edhe në kështjellat, duke u shkaktuar humbje të mëdha legjioneve romake. E udhëhoqi kryengritjen deri në fund, kur romakët arritën ta zënë rob. Me emrin Bato njihen edhe prijësa të tjere ilirë, si Batoja i fisit të breukëve, Batoja sundimtar i dardanëve etj.
(S.A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bato
[cite]