BATRA
✤ Fshat në rrethin e Matit në J të qytetit të Burrelit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Komësi (shih). Përmendet që në vitin 1565 me emrin Badërra. Janë zbuluar gjurma të periudhës së vonë antike. B. është vendlindja e Rexhep Hasan Ruçit, bashkëpunëtor i ngushtë i I.Qemalit (shih). Përmendet për traditën e endjes së pëlhurave me vegjë. Këshilli NÇ u ngrit në gusht 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Më 1969 u përfshi në koop. e bashkuar Komësi. Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria. Ka shkollë 8-vjeçare, muze, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Batra


[cite]