BAZA EKONOMIKE E SOCIALIZMIT


BAZA EKONOMIKE E SOCIALIZMIT
✤ Sistemi i marrëdhënieve socialiste në prodhim, që vendosen në qytet e në fshat, në të gjithë ekonominë kombëtare (shih Marrëdhëniet socialiste në prodhim). B.E.e S. është e barasvlershme edhe me nocionin struktura ekonomike e socializmit. Ajo ndërtohet gradualisht pasi vendoset diktatura e proletariatit. Ndërtimi i saj arrihet duke zhdukur me dhunë revolucionare pronën private kapitaliste të mjeteve të prodhimit dhe duke e zëvendësuar atë me pronën socialiste shtetërore, si dhe duke e shndërruar mbi baza vullnetare pronën e vogël private në pronë soeialiste të grupit (kooperativiste). Me ndërtimin e B.E.tëS. zhduken edhe klasat shfrytëzuese.

Në Shqipëri ndërtimi i B.E të S. filloi qysh në nëntor 1944 dhe përfundoi në përgjithësi në fund të vitit 1960 dhe plotësisht më 1967. Në sektorin socialist të ekonomisë më 1960 u krijuan rreth 90% e të ardhurave kombëtare. Po këtë vit sektorit socialist i përkisnin 99% e prodhimit të përgjithshëm industrial, mbi 80% e prodhimit të përgjifhshëm bujqësor, 100% e tregtisë me shumicë, 90% e tregtisë me pakicë dhe 100% e transportit automobilistik, hekurudhor e detar. Në bazë të këtyre arritjeve Kongresi IV i PPSH (1981) shpalli përfundimin e ndërtimit në përgjithësi të B.E. të S. dhe hyrjen e vendit në etapën e re historike të ndërtimit të plotë të socializmit.

(H.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Baza Ekonomike E Socializmit


[cite]