BËNÇA
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (JL), në shpatin e djathtë të luginës me të njëjtin emër, në rrugën Tepelenë-Gusmar. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Dukaj (shih). Përmendet në burimet e shkruara që në shek.XV. «Ura kanal» e Bathesit me harqe guri, në hyrje të fshatit, është e shek.XXX. Është vendlindja e Heroit të Popullit Ahaz ShehiL (shih). Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1942, u çlirua po atë vit. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1957. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, sidomos të misrit. E njohur, në rang kombëtar, është rritja e veçantë e misrit me shkallëzime që hapen në të dy anët e ngasirave. Treva është e pasur me burime ujërash, ka rezervat për kaprollin dhe derrin. B. ka shkollë të ciklit të ulët, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, grupin e mirënjohur folklorik të këngës polifonike labe me emrin e fshatit, ka pikat e shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bënça


[cite]