BERATI
✤ Një nga qytetet më të lashta të Shqipërisë, qendër rrethi. Shtrihet në dy brigjet e Osumit, aty ku hapet në Ultësirën Perëndimore, në lartësinë 59 m. Popullsia 36.600. U shpall qytet muze më 1961.
Vendbanimi i hershëm ilir i shek. VI-V p.e.r. u shndërrua në fillim të shek. III p.e.r. në kështjellë qytet (shih Kështjella e Beratit). Lojti rol në luftërat iliro-romake, i njohur me emrin Antipatrea. Në fillim të shek. XI ishte vatër e kryengritjeve kundër sundimit bizantin. Gjatë sundimit të Muzakajve ishte qendër e tyre. Lulëzoi zejtaria, përmendet punimi i mëndafshit. U ndërtuan brenda në kala disa kisha me afreske të çmuara dhe pati një shkollë pikture e të bukurshkrimit, që vijoi më plts si traditë. Me zmadhimin e qytetit përtej mureve të kalasë, rrëzë kësaj lindi lagjja Mangalem (sot «13 Shtatori»), më pas Përroi e Vakëfi (sot «Kushtrimi»). Osmanët e pushtuan B. më 1417, më 1431 u bë qendër vilajeti. Ata shtypën me egërsi kryengritjen më 1438. Muzakët e rimorën me ardhjen e Skënderbeut, por e humbën më 1450. Skënderbeu u përpoq ta merrte më 1455 (shih: Beteja e Beratit). Qyteti pësoi rënie të madhe, në fund të shek. XVI kishte 710 shtëpi. E rimori veten në shek. XVII dhe përtëriu traditat kulturore. Si qeifdër sanxhaku fillojnë ndërtimet e kultit mysliman (xhamia e Bajazidit II e shek. XV, xhamia Mbret shek. XVI, xhamia e Plumbit 1555) dhe rindërtimi i kishave. ? Onufri (shih) dhe i biri kanë pikturuar në kishën e Shën Todhrit e të Shën Mërisë së Vliahernës. B. ka pasur poetë e dijetarë. Më 1670 kishte 5 medrese. U bë qendër e pashallëkut të Ahmet pashë Kurtit (shih) dhe më 1780 u ndërtua Ura e Goricës. Ali pashë Tepelena e shtiu në dorë më 1809 duke vënë mytesarif të birin, Myftarin dhe përforcoi kalanë. Në fillim të viteve 30 ishte qendër e kryengritjeve popuIlore, që u drejtuan edhe kundër bejlerëve Vrionas të vendosur mytesarifë më 1845.
Qyteti i B. mori pamjen e sotme në shek. XVIII e sidomos në shek XIX, pas tërmetit më 1851. Ishte qendra më e lulëzuar ekonomike e kulturore e Shqipërisë në J me tregti e zeje të zhvilluara, sidomos prodhimi i vajit, i duhanit etj. Ikonostaset e shek. XVIII tregojnë mjeshtërinë e gdhendjes së drurit. U zgjeruan iagjet Murat Çelebia në P dhe Gorica përtej lumit në J (sot «Partizani»). U ndërtua teqeja e Helvetive në qendër (1780), katedralja (1797), xhamia e Beqarëve (1827) etj. Qendra ishte pazari, me rrugët si rreze, që u prish në çerekun e parë të shek.XX dhe u zëvendësua me një rrugë kryesore tregtare-administrative, Banesa tipike është me dy kate, i sipërmi i dalë, me shumë dritare me harqe, me gdhendje druri. Sidomos në Mangalem shtëpitë ngjeshen njëra pranë tjetrës e përbëjnë brezare, nga ka marrë emrin B. «qyteti i një mbi një dritareve». Dëshmi e lulëzimit të kulturës është letërsia e bejtexhinjve me Nezim Frakullën, Sulejman Naibin etj. (shih Rryma lëtrare e bejtexhinjve). Më 1924 ishte qendëre një lëvizjeje antifeudale të madhe, të organizuar nga dega e shoqërisë «Bashkimi». Më 1936 u ngrit një degë e Grupit Komunist të Korçës. Gjatë regjimit të Zogut B. nuk pati zhvillim. Më 1938 kishte 9.500 banorë, një punishte vaji, një fabrikë mielli e pak zejtari. Më 12.2.1942 u ngrit celula e parë e PKSH, më 28.11,1942 u bë një demonstratë antifashiste, e udhëhequr nga Margariia Tutulani, Ajei Xhindole (shih), dhe Kristaq Capo. B, u çlirua më 13.IX.1944 dhe një e treta e qytetit ishte shkatërmar. Më 20-22 tetor këtu u mbajt Mbledhja II e KANÇ (shih) në Sallën muze të Mbledhjes së Beratit (shih), aty u mbajt edhe Kongresi I i Gmas Antifashiste 4-8.XI.1944. Më 1969 në sheshin qendror është ngritur një basoreliev kushtuar Mbledhjes II të KANÇ. Qeveria demokratike me sh. Enver Hoxha qëndroi në B. deri më 27.11.1944 në ndërtesën që është sot Muzeu i LANÇ,
Pas Çlirimit B. u shndërrua në qytet të zhvilluar industrial dhe qendër e rëndësishme kulturore e arsimore. Degët kryesore të prodhimit: ind.tekstile në veçanti Kombinati i Tekstileve (shih); ind.ushqimore e përmendur për fiqtë e thatë, verën, ullinjtë kokërrmëdhenj; ind.mekanike me Uzinën e pjesëve të ndërrimit për ind. tekstile etj.
Sot B. ka 7 shkolla të mesme, 9 shkolla 8-vjeçare etj. Biblioteka ka 107.000 vëllime. Ndertesa e Pallatit të Kulturës, me sallën e teatrit u ngrit më 1960. Ka 12 grupe teatrale, ndër të cilat teatrin profesionist, teatrin e estradës dhe të kukullave; 23 ansamble artistike dhe grupin karakteristik të këngës beratase. Më 1979 u hapën edhe Muzeu i Arkitekturës, i Arsimit dhe i Etnografisë. Veprojnë Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, bërthama shkencore të historianëve, gjeografëve etj. Stadiumi me 5000 vende u ndërtua më 1951, stadiumi i ri ka 14.000 vende, Klubi sportiv mban emrin «Tomori». Botohet gazeta «Kushtrimi». B. ka dy spitale klinika, qendër të higjienës, të epidemiologjisë, ambulanca etj. Ndërtimet pas Çlirimit u shtrinë në rrafsh, sidomos në P dhe L të kalasë, me rrugë të gjera e shtëpi shumëkatëshe. Sot ka 14 lagje. Në hyrjen nga VP shtrihet zona industriaie. Më 1989 u prishën ndërtesat buzë Osumit dhe u krijua lulishtja që zgjatet deri te hotel «Tomori» (1969), Janë pyllëzuar kodrat përreth dhe është krijuar nga NB e B. kurora e gjelbër me pemë frutore,
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Berati