BENDA
✤ (Bena). Krahinë malore në pjesën VL të rrethit të Tiranës, në rrjedhjen e sipërme të 1. të Tërkuzës dhe atij të Tiranës (degë të Ishmit), pjesë e Malësisë së Tiranës. Në L kufizohet me Malin me Gropa, malin e Xibrit, në P me pjesën V të Dajtit, malin e Priskës së Vogël dhe malin e Gramtit, në V me Qafën e Shtamës, kurse në J me krahinën e Shëngjergjit (shih). Duke pasur një pozitë strategjike të favorshme në thellësi të vendit, e mbrojtur mirë nga male të larta, B. ka luajtur rol të rëndësishëm në luftrat e popullit shqiptar kundër pushtuesve të huaj. Në kohën e Skënderbeut ajo ishte mbështetje dhe prapavijë e sigurt e tij. Pas pushtimit të Shqipërisë nga turqit, për tl shpëtuar dhunës së pushtuesve, në B. u vendosën shumë banorë të shpërngulur nga fusha e Tiranës dhe e Durrësit. Gjatë pushtimit osman banorët e B. nuk u nënshtruan, ruajtën një radhë privilegjesh dhe ngritën krye vazhdimisht.Aj o ka marrë pjesë aktive në kryengritjen e fshatarësisë të Shqipërisë së mesme të udhëhequr nga Haxhi Qamili (shih). U çlirua më 11 gusht 1944 nga Divizioni I S. Në krahinën e B. gjenden 12 fshatra të grupuara në 2 fshatra të bashkuara me gjithsej rreth 8.000 banorë: fshati i bashkuar Zall-Bastar (shih) me 7 fshatra dhe fshati i bashkuar Zali-Dajt me 5 fshatra. Kulturat kryesore bujqësore janë drithërat e bukës, patatja dhe fasulja. B. është e njohur për rritjen e bagëtive të imëta. Sot ka 9 shkolla 8-vjeçare, 2 shkolla të mesme bujqësore, 1 spital, 3 qendra shëndetësore, farmaci, vatra kulture, muze, rrjet tregtar e shërbime komunale etj. Lidhet me qytetin e Tiranës me rrugë automobilistike. B. ka folklor të pasur,këngë, valle e veshje karakteristike. Dallohet sidomos për punimin e çorapeve të burrave dhe grave me zbukurime të shumëllojshme.
(Me.K.-B.N.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Benda
[cite]