BERBERI FATO


BERBERI FATO
✤ (1927-1944). Partizane, luftëtare trime dhe e vendosur, Heroinë e Popullit. Lindi në Gjirokastër. Pjesëmarrëse në grupet edukative të rinisë, dha ndihmesën e saj për luftën. Doli partizane më 1943, në fillim në radhët e çetës së «Rinisë» e më pas në Brigadën VI S (1944). Në Brigadë u ngarkua me detyrën e infermieres së batalionit dhe u pranua në radhët e Rinisë Komuniste. Mori pjesë në shumë luftime dhe megjithëse më e vogla ndër partizanet përballoi me trimëri e guxim kushtet e rënda të luftës. E plagosur gjatë një luftimi, u kap nga nazistët, u burgos në Gjirokastër e më pas u dërgua në kampin e Selanikut, ku u torturua mizorisht. Para ekzekutimit, nazistët gjermanë kërkuan që F.B. të shkelte yllin partizan, por ajo qëndroi e paepur dhe e puthi atë. U ekzekutua me varje, në 7 gusht 1944.

(F.L&.) BEEISHA, Fshat në rrethin e Pnkës (V), në V të malit të Korabit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat:

Shopël, Berisha e Vendit, popullsia gjithsej 1582. Dëshmohet si fshat i lashtë me emrin «Alshiqe» që në shek. XVII, pjesë principatës sa. Dukagjinëve. B. është qendër e koop. së bashkuar «Vat Marashi», formuar më 1966. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rriten perimet e drurët frutorë, në blegtori bagëtitë e imëta. B. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Berberi Fato


[cite]