BESA
✤ Mbajtja e fjalës së dhënë për diçka me rëndësi ose fjala e nderit për të zbatuar medoemos një detyrim të marrë përsipër, gjithashtu për zbatimin e rregullave të marrëdhënieve të bashkëjetesës në krahinë, në përputhje me doket dhe me zakonet e vendit. Historikisht ka përfaqësuar dy anë të lidhura: një virtyt moral dhe një institut të së drejtës dokësore të trashëguar. B. si virtyt moral e ka zanafillën nga lashtësia, si nevojë për solidaritetin në bashkësinë fisnore. Mbështetej në kultin e fjalës së thënë, e cila sipas mendësisë primitive ishte akt hyjnor i pathyeshëm. Me zhvillimin e shoqërisë me klasa mori edhe tipare të qenësishme të detyrimit juridik popullor. Ruajtja e tipareve morale dhe juridike të B. gjatë Mesjelës e deri në shek.XX është e lidhur me kushte të veçanta historike të zhviiiimit të shoqërisë shqiptare. Ishte mjet për të vënë rregull në marrëdhëniet vetjake, familjare, krahinore e ndërkrahinore në rrethanat e bashkësive patriarkale të fshatarësisë ndër male, zakonisht të vetëqeverisura, ku mungonin ligjet e rregullat nga ana e administratës shtetërore, pasi ajo u përkiste pushtuesve të huaj, me të cilët malësorët ishin në ndeshje të vazhdueshme. Fjala e dhënë ka qenë mbështetja e marrëveshjeve për veprime të përbashkëta. Historia e popullit njeh shumë besëlidhje krahinore e ndërkrahinore që u kanë shërbyer kryengritjeve për çlirim kombëtar e shoqëror. Funksione të posaçme ka pasur B. e lidhur me gjakmarrjen, si rrugë për të zbutur veprimin e pakushtëzuar të këtij zakoni të egër. B. në këtë kontekst ishte zotimi që shtëpia e një të vrari. i jepte familjes së vrasësit për të mos e marrë gjakun prej tyre për një afat të caktuar, duke u dhënë atyre mundësi të rregullonin çështjet ekonomike e shoqërore me të domosdoshme. Ky pezullim i përkohshëm i gjakmarrjes shtrihej edhe midis fiseve e katundeve të tjera në rrethana të përbashkëfa, të vështira. Mbrojtjen me B. e gëzonte edhe miku te mikpritësi sa kehë aëndronte tek ai ose gjatë udhëtimit deri në një kufi të caktuar.
Në mendësinë populiore, mbajtja e B. barazohej me burrërinë, me nderin, me trimërinë: «Burri mbahet për fjalësh e demi për brirësh», «Shqiptari kur jep fjalën ther djalën». B. ishte formë detyrimi për të ruajtur nderin, «fytyrën», për të mos u veçuar, përndryshe malësori humbiste burrërinë, përbuzej nga shoqëria e miqtë. Me këtë kuptim ajo u quajt «B.shqiptare» dhe bashkë me konceptimin ka hyrë si fjalë në gjuhë të tjera të Ballkanit. Si dukuri historike e lidhur me formacionet shoqërore të së kaluarës B. ka pasur edhe anë kontradiktore, të cilat janë përdomr nga sunduesit e shfrytëzuesit në dobi të tyre, për të shuar luftën klasore e qëndresën e masave punonjëse. Duke u ngritur në kult, në disa raste është bërë mburojë e disa zakoneve të vjetra, që u kishte kaluar koha, pra është bërë pengesë për zhvillimin dhe emancipimin e shpejtë të shoqërisë. B. me anëf thelbësore pozitive ka luajtur roi si mjet iidhjesh shoqërore, krahinore e ndërkrahinore, për kapërcimin e grindjeve dhe për vëllazërimin në luftën për çlirimin kombëtar e shoqëror dhe ka ndikuar në përpunimin e ndërgjegjes kombëtare. Sot B„, si element i traditës në marrëdhëniet e reja shoqërore e botëkuptimore ka funksion vetëm moral, është një nga virtytet e çmueshme fë njeriut.
(M.Ti.-Xh.Ll.)
✤(1904). Revistë e përmuajshme patriotike. Doli në Kajro nga tetori 1904 deri në shkurt 1905, shqip dhe frëngjisht me redaktor përgjegjës Thoma Avramin dhe redaktor Milo Duçin. Luftoi për bashkimin dhe çlirimin e popullit shqiptar nga zgjedha osmane. Botoi studime historike për Lidhjen e Prizrenit dhe Epirin.
(Th.Gj.)
✤ (1931). Gazefë politike, shoqërore, kulturore, ekonomike, letrare e përditshme. Doli në Tiranë nga korriku 1931 deri më 1936. Ishte një nga organet më reaksionare që mbrojti rendin çifligaro-borgjez dhe regjimin zogist. Luftoi me tërbim idetë përparimtare e revolucionare. (V.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Besa