BETEJA E DRIMIT


BETEJA E DRIMIT
✤ (1448). Një nga betejat më të rëndësishme të Skënderbeut për çlirimin e tokave shqiptare të pushtuara nga venedikasit. Duke përfituar nga rrethana që shqiptarët ishin të zënë në luftime me osmanët dhe nga grindjet e krerëve, Venediku kishte shtënë në dorë qytetin e Dejës (shih). Skënderbeu në krye të një ushtrie prej 14.000 vetash (7000 kalorës e 7000 këmbësorë), pasi rrethoi Dejën, kaloi Drinin. Një pjesë e ushtrisë, nën komandën e Hamza Kastriotit, u fut theilë në prapavijat vehedikase, në L, të Shkodrës, në Drisht dhe në Balezë, dhe bllokoi Shkodrën. Një ushtri venedikase prej 15.000 vetash e komanduar nga Daniel Juriçiç i doli përpara ushtrisë shqiptare. Beteja u zhvillua më 23.7.1448. Skënderbeu goditi krahun e djathtë të venedikasve të përbërë nga sllavë, ku ishte edhe vetë Daniel Juriçiçi dhe i detyroi të tërhiqen. Kalorësia shqiptare, e komanduar nga Tanush Topia shpërtheu në qendër, doli në shpinë të kundërshtarit dhe u dha mundësi forcave të komanduara nga Moisi Golemi (shih) të thyenin krahun e majtë të ushtrisë venedikase. Ajo u shpartallua dhe shqiptarët e ndoqën deri në dyert e Shkodrës. Hyrja e trupave shqiptare në territoret e mbajtura nga Venediku, i dha shkas një kryengritjeje fshatare që u shtri deri në Vivar. Venediku u detyrua të bënte paqe me Skënderbeun më 4.10.1448, në fushimin e ushtrisë shqiptare.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beteja E Drimit


[cite]