BETEJA E ORANIKUT


BETEJA E ORANIKUT
✤ (1448). Betejë që luftëtarët shqiptarë të udhëhequr nga Skënderbeu zhvilluan kundër një ushtrie të madhe osmane në fushë të hapur, duke pasur kundër tyre edhe Venedikun. Këtu ishte e pranishme një pjesë e vogël e forcave shqiptare, kurse pjesa. kryesore ishte lënë në zonën VP të vendit kimdër venedikasve. Ushtria osmane, pjesa më e madhe kalorës, komandohej nga Mustafa pasha dhe ishte nxitur nga Venediku. Shqiptarët e sulmuan të parët armikun, e shpartalluan dhe e asgjësuan tërësisht. Mustafa pasha u përpoq të arratisej, por u kap rob nga Moisi Golemi në luginën* e quajtur Rethë. Sipas Barletit, osmanët lanë në betejë 10.000 të vrarë, 82 robër e 15 flamurë* Nga shqiptarët ranë 300 veta.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beteja E Oranikut


[cite]