BETEJA E OHRIT


BETEJA E OHRIT
✤ (1464). Betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu kundër trupave osmane të komanduara nga Sheremet beu afër liqenit të Ohrit. Skënderbeu, pasi organizoi pritë afër vendit ku kishin qëndmar osmanët, dërgoi një pjesë të forcave me Pejk Emanuelin dhe Pjetër Engjëllin në krye, që ta ndillnin armikun në pritë dhe ia arritën qëllimit. Ushtarët shqiptarë i sulmuan osmanët nga të gjitha anët dhe i shpartalluan. Fitorja pati rëndësi të madhe, sepse bënte pjesë në aksionin e përgjithshëm që do të ndërmerrej kundër pushtuesve osmanë bashkë me shtetet e Perëndimit.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Beteja E Ohrit


[cite]