BETEJA E TORVIOLLIT
✤ (1444). Beteja e parë e ushtrisë shqiptare, Jë formuar pas Lidhjes së Lezhës, kundër ushtrisë osmane. U zhvillua në qershor në Dibrën e Poshtme. Ushtria shqiptare komandohej nga Skënderbeu, kurse ajo osmane komandohej nga Ali pasha, gjeneral i njohur turk, Skënderbeu fshehu në shpinë të armikut 3000 kalorës të komanduar nga Gjon Muzaka e Hamza Kastrioti, dhe la një rezervë të rëndësishme të komanduar nga Vrana Konti (shih). Sulmit të kalorësisë osmane Skënderbeu iu përgjigj me një rendim të ri luftimi. Brenda tri orëve, shqiptarët arritën ta futin midis dy zjarresti, nga balli dhe shpina, ta rrethojnë dhe ta asgjësojnë ushtrinë e madhe osmane, e cila në këtë betejë la shumë të vrarë. Kjo fitore e parë e rriti besimin e shqiptarëve në forcat e tyre dhe autoritetin e Skënderbeut.
(P.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Beteja E Torviollit
[cite]