BIBLIOGRAFIA SHQIPTARE
✤ Botime që pasqyrojnë gjithë llojet e librave, gazetave, revistave, teksteve etj. që dalin në RPSSH. Bibliografitë e para për librin shqip dhe botimet mbi Shqipërinë e shqiptarët u përgatitën nga albanologë të huaj si E.Legrand, N.Jokl etj. Arbëreshët, veprimtarët dhe shtypi shqiptar i Rilindjes Kombëtare dhanë informacionin bibliografik të kohës.
Para Çlirimit për B.Sh. u interesuan vetëm stndiuesit patriotë, ndërsa , katalogët e kohës ishin kryesisht për qëllime tregtare. Pas Çlirimit informacioni bibliografik u vu mbi baza shkencore. Pranë Bibliotekës Kombëtare u krijuan sektorët për bibliografinë dhe në veçanti për albanologjinë, si edhe në institucionet shkencore e bibliotekat e tyre.
B.Sh. jep informacion për gjithë fushat e jetës politike, ekonomike, shoqërore e kulturore të vendit duke përfshirë edhe botimet e huaja. Informacioni vijues paraqitet në dy periodikët: Bibliografia Kombëtare e RPSSH Libri shqip (prej 1958) dhe Bibliografia Kombëtare e RPSSH Artikujt e periodikut shqip (prej 1961, shih). Ato plotësohen me bibliografitë retrospektive për të pasqyruar botimet e periudhave të mëparshme. Për periodikun është botuar periudha 1939-1944. Ndër bibliografitë tematike dhe për degë, gjini, ngjarje e autorë të caktuar mund të përmenden bibliografitë për Historinë e PPSH, 3 vëllime për Veprat e shokut Enver Hoxha, botimet për Veprat e klasikëve të marksizëm-leninizmit, «BibIiografia shqipe mbi Luftën ANÇ», për etnogjenezën e popullit shqiptar etj. Botime të veçanta me vlerë janë edhe: «Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850» (Dh.Shuteriqi), «Bibliografi e studimeve dhe e artikujve për gjuhën shqipe» (P.Daka), «Albanica. Venra të botuara në shek. XVI-XVIII» (A.ÇobaZ.Prela), «Bibliografi shqipe 1944-1958» (J.Kastrati), «BibIiografi e letërsisë për fëmijë 1944-1979» (F.Tabaku) etj.
(P.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bibliografia Shqiptare