BIBRA IIJAZ PASHË


BIBRA IIJAZ PASHË
✤ (Ujaz Qoku). Figurë e dalluar e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lindi në Kliobisht të Dibrës. U bë i njohur me pjesëmarrjen e tij më 1844 në luftën e Gjoricës (Dibër) kundër Hajredin Pashës, i cili kërkonte të zbatonte reformat e Tanzimatit në VL të Shqipërisë. Më 1861 udhëhoqi forcat dibrane kundër përpjekjeve malazeze për të shtënë në dorë viset shqiptare të Shkodrës. Është një nga nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kryesoi më 10 qershor 1878 Kuvendin e Përgjithshëm që çoi në themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh kryetari i kësaj. Kryesoi Kuvendin e Dibrës më 1 nëntor 1878, që miratoi rezolutën me të eilën kërkohej krijimi i vilajetit autonom shqiptar, ishte një nga të 14 anëtarët e delegacionit që do t’i paraqiste sulltanit kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Kryesoi edhe Kuvendin e dytë të Dibrës (20 tetor 1880) në të cilin u paraqit si udhëheqës i rrymës së moderuar. Me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me urdhërin: «Për veprimtari patriotike të klasit të parë».

(K. X.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bibra Iijaz Pashë


[cite]