BIGA ADEM REKA


BIGA ADEM REKA
✤ Anije portuale që ka një vinç lundrues me aftësi ngritëse 100 tonë dlie shërben për të shkarkuar e ngarkuar pesha të rënda në anije. Është bigë vetëlëvizëse, e gjatë 40m, e gjerë 19m, lartësia e vinçit 35m. B. «A.R.» është vënë në shfrytëzim më 1958 dhe ka shërbyer për ngarkimin e shkarkimin nga anijet të konstraksioneve, pajisjeve, makinerive të rënda etj., për veprat e ndryshme të 5-vjeçarëve. Mban emrin e Heroit të Punës Socialiste Adem Reka (shih) pjesëtar i ekuipazhit të saj, që ra në krye të detyrës më 17.XI.1966. Është bërë «Shkollë e përhapjes së përvojës së përparuar» për anijet. Përveç ngarkim-shkarkimit, ka kryer dhe shërbime të tjera si pastrimin e pjesës së nënujshme të portit detar, nxjerrjen e anijeve nga fundi i detit etj.

(L.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Biga Adem Reka


[cite]