BILAJ
✤ Fshat në rrethin e Krujës (JP). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Rudullë, Bubq, Mallkuç, Murqine, Mazha e Madhe, Mazha e vogël, popullsia gjithsej 6000. B. si qendër e banuar përmendet në shek.XV. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Në fshatin Mazhë e Madhe më 20.5.1943, u formua çeta partizane Krujë-Ishëm. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1960. B. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1969. Ka drejtim kryesor prodhimin e grurit dhe të misrit. Përmendet për farërat e foragjereve, sidomos të jonxhës, ka ullishta, vreshta dhe pemë frutore. B. ka shkollë të mesme, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal. Pranë B. ka burime ujrash termale, që përdoren për mjekimin e sëmundjeve reumatizmale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bilaj
[cite]