BILANCET EKONOMIKE
✤ Një nga mjetet e planifikimit socialist që shërben për të bashkërenduar nevojat me burimet, me synim që të sigurohet zhvillimi përpjesëtimor i ekonomisë. Me anën e tyre studiohen dhe vendosen lidhjet e varësitë e ndërsjella ndërmjet anëve të ndryshme të riprodhimit të zgjeruar socialist, ndërmjet nënndarjeve, degëve e nëndegëve të ekonomisë, ndërmjet treguesve të ndryshëm të planit unik shtetëror, si dhe ndërmjet produkteve të veçanta. B.E. klasifikohen në bilance të veçanta dhe në sistemin e bilancit të përgjithshëm të ekonomisë socialiste.
B.E. të veçanta janë: bilancet materiale, të” cilat sigurojnë përpjesëtimet e elementeve materiale të riprodhimit (bilancet e materialeve kryesore e të lëndëve të para industriale e bujqësore, të materialeve të ndërtimit, të makinërive e të tjera), bilancet e fuqisë punëtore, të eilat sigurojnë përpjesëtimet më thelbësore të burimeve të punës (bilancet e punës për ndërmarrje, rrethe, degë dhe për ekonominë popullore) dhe bilancet financiare, që sigurojnë përpjesëtimet më thelbësore të shpërndarjes së burimeve financiare (buxheti i shtetit, plani i arkës së Bankës së Shtetit, bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve monetare të popullatës e të tjera).
Bilanci i përgjithshëm i ekonomisë socialiste përbëhet nga këto bilance: bilanci i prodhimit, i konsumit dhe i akumulimit të produktit të përgjithshëm shoqëror (bilanci material i riprodhimit të zgjeruar); bilanci i prodhimit, i shpërndarjes, i rishpërndarjes dhe i përdorimit përfundimtar i të ardhurave kombëtare; bilanci ndërdegësor; plani përmbledhës financiar i ekonomisë; bilanci i numrit të punonjësve; bilanci i fondeve themelore; bilanci përmbledhës i ekonomisë socialiste.
(V.ML)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bilancet Ekonomike