BILANCI I PAGESAVE


BILANCI I PAGESAVE
✤ Shuma e të ardhurave dhe shuma e shpenzimeve në valutë të vendit për një periudhë kohe të caktuar (vit, gjashtëmujor, tremujor etj.). Në B. e P. përfshihen arkëtimet e pagesat për eksportin dhe importin e malirave; shërbimet e ndryshme (dhënia e marrja me qira e mjeteve të transportit, sigurimet shtetërore, punimet për montimin e veprave, riparimet e anijeve etj.); dividentet e përqindjet nga mjetet monetare të depozituara jashtë vendit: turizmi, shpenzimet për përfaqësitë diplomatike e tregtare, specializimin e kuadrove e mjekime jashtë vendit etj.; transferimet valutore nga tët mërguarit etj. B. i P. është aktiv kur shuma e të ardhurave në valutë tejkalon shumën e shpenzimeve, në rastin e kundërt është pasiv. RPS e Shqipërisë e ka aktiv B. e P. dhe synon shtimin e vazhdueshëm të rezervave valutore.

(A. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bilanci I Pagesave


[cite]