BIMËT INBUSTRIALE


BIMËT INBUSTRIALE
✤ Bimë barishtore njëdyose më shumëvjeçare, të kultivuara, që shërbejnë si lëndë e parë për industrinë e lehtë dhe ushqi’ more (për ind. tekstile, të vajit, të sheqerit, të cigareve etj.) dhe që japin disa produkte me vlerë edhe për blegtorinë, ind. kimike, farmaceutike, të lëkurëve etj.

Në ind. tekstile nga B. I. përdoret pambuku (shih), liri (shih), kërpi për +ë përgatitur pëlhura, stofa, thasë, fitila, penjë etj. Në ind. e vajit përdoren farat e lulediellit, sojës (shih), lirit, kërpit, pambukut dhe kikirikut. Në ind. e cigareve përdoren gjethet e duhanit (shih) për përgatitjen e cigareve, të duhanit për llullë etj. Në ind. e sheqerit përdoret panxharsheqeri (shih) prej të cilit nxirret sheqer, si dhe bërsitë e melasa.

Para Çlirimit me përjashtim të duhanit, B. I. të tjera njiheshin fare pak ose rriteshin në sipërfaqe shumë të vogla. Me zhvillimin e vrullshëm të ekonomisë socialiste shumëdegëshe sipërfaqja e mbjellë me B. I. në v. 1983 zinte 16.8% të të gjithë sipërfaqes së mbjellë me kulturat e arave sipas këtij shkallëzimi: luledielli 6%, duhan 3,7%, pambuk 3,1% dhe panxharsheqeri 1,4% etj. Kultivohen kryesisht në Durrës, Lushnjë, Berat, Sarandë, Shkodër, Krujë, Mat, Elbasan, Pogradec, Korçë etj.

(N. Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bimët Inbustriale


[cite]