BIMËT MJALTESE


BIMËT MJALTESE
✤ Bimë nga gjëndrat e organeve të së cilave prodhohet një lëng i ëmbël ose nektari. Gjëndrat ndodhen në lulet, ndajgjethëzat, bishtat dhe dejet kryesore të gjetheve. Nektari që në lule formohet veçanërisht në kohën e daljes së pjalmit nga thekët, tërthorazi luan rol në pjalmimin e bimëve. Nga nektari që e shndërrojnë në mjaltë, bletët dhe insektet marrin lëndët karbohidrate, kurse nga pjalmi lëndët azotike, yndyrnat, vitaminat e lëndët minerale.

Në Shqipëri rriten rreth 180 lloje B. M. të egra e të kultivuara, drurë e barishte si: bliri (shih) që ndodhet gati kudo e që jep 100-450 kg/ha nektar, agrumet (shih) me 200-1000 kg/ha nektar; gështenja (shih) e përhapur me shumicë në zonat VL me 60-130 kg/ha; mareja (shin) me rreth 300 kg/ha; shqopa (shih) me 30-85 kg/ha; eukalipti (shih) me rreth 200-500 kg/ha; shelgjet (shih) me 20-50 kg/ha; sherbela (shih) me 150-1000 kg/ha; çaji i malit (shih) me 100-230 kg/ha; luledielli (shih) me 30-50 kg/ha; pambuku (shih) rreth 300 kg/ha etj.

(E. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bimët Mjaltese


[cite]