BIMËT ZBUKURUESE


BIMËT ZBUKURUESE
✤ Bimë një-, dy-e shumëvjeçare, me trajta e ngjyra të bukura të trungut, kurorës, lëvores, gjetheve, lules e fmtave, që përdoren për gjelbërimin dhe zbukurimin e mjediseve të jashtme e të brendshme. Të dhënat arkeologjike, folklorike, etnografike, etj. dhe rritja e shumë lloje B. Z. në oborret e kopshtet e shtëpive në qytete e fshatra të Shqipërisë, tregojnë se populli ynë gjithmonë e që në kohë të vjetra i ka dashur dhe i ka përdorur këto bimë për zbukurimin dhe gjelbërimin e mjedisit të banimit.

Si veprimtari e veçantë e organizuar rritja e B. Z. nisi vetëm pas Çlirimit. Fidanishtja e parë për B. Z. u ngrit më 1947 në Tiranë. Sot Ndërmarrjet Komunale në 30 qytete të vendit kanë 120 ha fidanishte në tokë të hapët dhe 3.5 ha serra me ngrohje ku rriten mbi 250 lloje e kultivare B. Z. (lule, shkurre, dmrë e barëra zbukuruese), të cilat përdoren për gjelbërimin e qyteteve e të qendrave të tjera të banuara dhe për tl shitur.

Ndër B. Z. më të përdorshme tek ne janë: për mjediset e jashtme: vjollca, margarita, lule zjarri, lule bora, mullaga, karafili, trëndafill, bungevilja, jargavani, oleandri, dafina, ligustra, magnolia, palmat, bliri, gështenja, pisha e butë, cedrusi etj. Për mjediset e brendshme: fikusi, asparagusi, monstera (gjethe shqiponja), sanseviera (luleshpatë), begonia, lule fieri, koleusi, kaktuset, klorofitumi, ciklamina, etj.

(V. Ja.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bimët Zbukuruese


[cite]